Drini Zeqo largohet nga TV Klan, ja ku ka vendosur te transferohet

237
0

Drini Zeqo nuk do ta shohim më në TV Klan, televizionin ku ka punuar që prej vitit 2006. Karriera e tij tashmë do të marrë një drejtim tjetër.

Zeqon do ta shohim ndryshe nga që e kemi pare deri më sot pasi do të jetë pjesë e një emisioni të mëngjesit.

Sipas “Bordo” Drini Zeqo do t’i bashkohet televizionit A2 CNN.

Kujtojmë që Zeqo e ka nisur karrierën e tij në Top Channel, por që prej 2006 ka punuar gazetar dhe spiker në mediat e administruara nga grupi Klan, në televizionin Kombëtar Klan e në Abc për disa vite. Zeqo ka drejtuar lajme dhe programe, si dhe ka qenë redaktor në programin “Opinion” të Blendi Fevziut. Më pas pati një shkëputje 1-vjeçare në Vizion plus, si drejtues i “Dancing With The Stars” dhe “Tu Si Que Vales”.