Drini Zeqo fotografohet me të dashurën në plazhet e jugut

1190
0

Ai është djali simpatik, i cili ka shumë vite që na bën shoqëri mbrëmjeve, teksa lexon lajmet në edicionin qendror në Tv Klan. Gjithashtu, ai është pjesë e stafit të programit “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu.

Vjet, gjatë muajit gusht, paparazzi e fotografoi Drinin në plazhin e Dhërmiut, në shoqërinë e një vajze të panjohur. Ishin interesante pozat e shkrepura, që tregonin momentet me njëri-tjetrin.

Edhe pse ato foto u shpërndanë me shpejtësi të jashtëzakonshme në çdo portal, Drini nuk foli asnjëherë mbi këtë lidhje ose të tregojë ndonjë detaj se kush është ajo vajzë, çfarë lidhjeje kanë etj.

Në fakt, kjo është një zgjedhje që e bëjnë shumë personazhe publikë, të cilët edhe pse kanë lidhje serioze, të cilat nuk i mbajnë klandestine, përsëri nuk duan të prononcohen publikisht mbi to. Dhe kjo lidhje e Drinit duket që nuk është nga ato kalimtaret, sepse paparazzi i ‘panorama’ e ka fotografuar pak ditë më parë në plazhet e Jugut dhe përsëri me të njëjtën vajzë, për të cilën thuhet se është e dashura.

Dy të rinjtë, mesa duket e kanë mbyllur ditën e plazhit dhe po bëjnë gati sendet e tyre personale për t’i futur në makinë.