Skip to content

Drini Zeqo deshiron te rikthehet ne “BBV3”. E kam një biletë kthimi..

    Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

    I ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën ka qenë ish-banori i “BBV3”, Drini Zeqo, i cili u largua nga gara për shkak të një urgjence familjare. Ditën e sotme Drini u shpreh se ka ende dëshirë për t’u rikthyer në “BBV3” dhe nënkuptoi se mundësia ekziston.

    Drini: Po e shijoja dhe jam gati ta shijojë prap

    Erjona: Çdo të thotë kjo?

    Drini: E kam një biletë kthimi Lori Caffe

    Arjoni: Nëse Ledioni live do të bënte ftesën për tu kthyer?

    Drini: Dëshira është… është një aventurë shumë e bukur

    Erjona: Po pasi ke mësuar disa gjëra jashtë

    Drini: Nuk mendoj se kam mësuar shumë se dhe ata që u futën më vonë nuk po bëjë ndonjë gjë të madhe