2.5 C
Tirana

‘Dridhen’ politikanët, paralajmërohet furtunë në 2019: Parate e vjedhura do tu kthehen shqiptareve

Date:

Share:

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të fortë për politikanët shqiptarë, teksa është shprehur se viti i ardhshëm do të sjellë një valë arrestimesh në Shqipëri. Në një prononcim për ‘Sot’, Ngjela ka thënë se gjatë 2019, me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, do të nisin hetimet në nivele të larta dhe do të ketë edhe konfiskime pasurish të vëna nga grabitja e qytetarëve.

“E dyta pastaj, këtu flitet për konfiskimet e parave dhe marrjen e pronave. Këtu ka nga këta të korruptuar që kanë nga 2000 hektarë, mijëra hektarë tokë jua kanë marrë shqiptarëve. Ju kanë dhënë 20% dhe ju kanë marrë 80% të pronës. Ata i kanë vënë parakusht o merre këtë pronë që të jap ose mos e merr fare. Këtu do të fillojë hetimi, tek shpronësimi i njerëzve që kanë fituar para përmes grabitjes së shqiptarëve. Të paktën kjo është optika e deritanishme”, ka thënë Spartak Ngjela.

Avokati deklaroi se me qëllim që një gjë e tillë të arrihet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rrisin presionet, ndërsa nënvizoi se shanset për azil politik për politikanët e rrezikuar nga drejtësia e re janë zero.

“Politika amerikane do ta vazhdojë presionin për zbatimin e Kushtetutës, për krijimin e KLGJ dhe KLP dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilat, të gjitha mendohet të realizohen deri në datat 15 ose 20 dhjetor. Kështu që mendoj se kjo do të jetë ecuria edhe në Shqipëri. Se cilat do të jenë goditjet penale do t’i shikojmë. Të korruptuarit kanë marrë masa nëpër vendet armike të Shqipërisë, por nuk ma do mendja që të fitojnë azil politik aq kollaj”, është shprehur dje avokati Spartak Ngjela.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...

Tërmet sot në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra!

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Të treja tërmetet janë regjistruar rreth 20 minuta larg njëra...

Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë këpucët dhe çorapet në avion? Arsyeja nuk është ajo që po mendoni..

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim. Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica...

Zarfi i zi për Gjestin dhe eleminimi, ja kush doli mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip..

Rizarta, Gerta, Aldo, Tiri, Egli dhe Rozana ishin banorët në nominim. Banori që u eliminua mbrëmë nga Big Brother Vip Albania 4 është Tiri. Vëllai i...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.