Fituan 25 milion $, derguan 1 mijë klandestinë në SHBA, Kanada.. Ja kush janë “kokat” e 7 grupeve kriminale

596
0

Operacioni i shtrirë në disa shtete të Evropës, ka sjellë arrestimin e 39 personave, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas të tjerë, të cilëve u është provuar se trafikonin klandestinë në shumë vende të botës. Hetimi i nisur fillimisht nga prokurori Anton Martini në muajin mars të 2017, ku pas transferimit të tij në Shkodër, dosja ju besua prokurorit Eugen Beci.

Nga veprimet është zbuluar se organizata kriminale ishte e ndarë në 7 grupe, që vepronte me linja të ndryshme dhe me çmime të ndryshme, për sa i përket njerëzve që dërgonin në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Kanada.

Shqiptarja.com zbardh emrat e personave që drejtonin këto grupe kriminale të cilët janë Ardian Corri, që vepronte në Lezhë, i dënuar më parë nga drejtësia shqiptare për trafikim me skaf të 44 klandestinëve, Nik Bushi që vepronte në Shkodër, Kol Vushaj, ky person është dënuar në SHBA për akuzën e trafikut të klandestionëve dhe Zaim Hysenbelliu në Tiranë, i arrestuar nga prokuroria në vitin 2014. Një emër tjetër është Nikolin Priska që dyshohet se ka qenë anëtarë i grupit “Go-West”, që falsifikonte viza amerikane dhe 29 shtete të tjera. Një tjetër drejtues është Fuat Zaimi.

Pikërisht këta persona vepronin paralelisht me konsullatat amerikane, kanadeze dhe angleze, ku në mënyrë të paligjshme lëshonin viza falso,në këmbim të shumave financiare që varionin nga 7 mijë dollarë deri në 25 mijë dollarë. Aktiviteti i disa prej këtyre grupeve kriminale shtrihet që nga viti 2006, duke dërguar qindra persona në SHBA dhe Angli.

Operacioni i shtrirë në disa shtete të Evropës, ka sjellë arrestimin e 39 personave, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas të tjerë, të cilëve u është provuar se trafikonin klandestinë në shumë vende të botës. Hetimi i nisur fillimisht nga prokurori Anton Martini në muajin mars të 2017, ku pas transferimit të tij në Shkodër, dosja ju besua prokurorit Eugen Beci.

Nga veprimet është zbuluar se organizata kriminale ishte e ndarë në 7 grupe, që vepronte me linja të ndryshme dhe me çmime të ndryshme, për sa i përket njerëzve që dërgonin në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Kanada.

Shqiptarja.com zbardh emrat e personave që drejtonin këto grupe kriminale të cilët janë Ardian Corri, që vepronte në Lezhë, i dënuar më parë nga drejtësia shqiptare për trafikim me skaf të 44 klandestinëve, Nik Bushi që vepronte në Shkodër, Kol Vushaj, ky person është dënuar në SHBA për akuzën e trafikut të klandestionëve dhe Zaim Hysenbelliu në Tiranë, i arrestuar nga prokuroria në vitin 2014. Një emër tjetër është Nikolin Priska që dyshohet se ka qenë anëtarë i grupit “Go-West”, që falsifikonte viza amerikane dhe 29 shtete të tjera. Një tjetër drejtues është Fuat Zaimi.

Pikërisht këta persona vepronin paralelisht me konsullatat amerikane, kanadeze dhe angleze, ku në mënyrë të paligjshme lëshonin viza falso,në këmbim të shumave financiare që varionin nga 7 mijë dollarë deri në 25 mijë dollarë. Aktiviteti i disa prej këtyre grupeve kriminale shtrihet që nga viti 2006, duke dërguar qindra persona në SHBA dhe Angli.

kole vushaj
Kolë Vushaj

Skafisti që u bë biznesmen dhe më pas “shef konsullate”
Ardian Corri është njeriu kryesor që drejtonte një prej gjashtë grupeve kriminale që trafikonin klandestinë në SHBA, Britaninë e Madhe, Kanada dhe vende të tjera të Evropës dhe jo vetëm. Corri njihet nga policia dhe prokuroria si person me të kaluar kriminale, pasi në mars të 2012 është dënuar nga Gjykata e Lartë me 4.8 vite burg për akuzën e trafikimit me skaf të 44 klandestinëve nga grykëderdhja e lumit Mat në drejtim të Italisë.

Mësohet se për këtë veprimtari kriminale Corri në prill të 2009 u dënua nga Apeli i Krimeve të Rënda me 8 vjet burgim dhe 5.333.332 milion lekë. Por ky dënim është ulur në mënyrë të ndjeshme nga Gjykata e Lartë e cila vendosi ta dënojë përfundimisht Corrin me 4.8 vite burgim. Mësohet se pjesë e grupit të Ardian Corrit, ka qënë dhe Lek Frroku. Pavarësisht këtij dënimi, Corri sërisht nuk ka hequr dorë, duke vijuar të trafikojë klandestinë, por këtë herë në mënyrë më të moderuar.

Duke u prezantuar përpara qytetarëve të interesuar për të udhëtuar në SHBA, Angli dhe Kanada, se kishte njohje të forta me njerëz në disa vende, ai do u mundësonte këtyre personave udhëtimin në drejtim të SHBA. Sipas prokurorisë grupi i Ardian Corrit ka qënë me linja transporti të rregullta dhe ishte një nga grupet që në pjesën më të madhe të rasteve garantonin futjen e personave në SHBA.

Bizneset e Corrit e kompania e Nikelit
Shqiptarja.com mëson se Corri disponon një hotel dhe bar-restorant në plazhin e Shëngjinit në Lezhë. Ndërkohë që në 1 nëntor 2017 ka themeluar kompaninë “Corri-Dl” me objekt “Kërkim, zbulim, shfrytëzim dhe përpunimin e mineraleve të ngurta dhe nikeli në të gjithë zonën, export-import në tregun e lirë industrial si brenda dhe jashtë vendit.Mirëpo kur janë mbushur tre muaj nga themelimi i kësaj kompanie, Corri në 31 janar 2018 ka vendosur të pezullojë aktivitetin tregtar të kësaj kompanie.

Si dështoi Corri të trafikonte 44 persona
Sipas dosjes së 2008 në datën 10 janar 2008, rreth orës 20:00, në grykëderdhjen e lumit Mat, nga plazhi i Patokut, është nisur një gomone në drejtim të shtetit Italian, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit të 44 shtetasve. Për realizimin e këtij aktiviteti kriminal rezulton të kenë bashkëpunuar një grup personash, ku kundrejt shumave të konsiderueshme që do të paguheshin nga 44 shtetas, për ndihmën që do t’u jepej për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Ky kalim i paligjshem i kufirit nuk u realizua, pasi gomonia u pikas në det nga autoritetet italiane e për rrjedhojë është kthyer mbrapsht, duke kthyer në bregdetin shqiptar të gjithë shtetasit që kërkonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin. Rezultoi se Ardian Çorri ka kryer veprime të drejtëpërdrejta për realizimin e këtij “biznesi” kriminal. Ky person nëpërmjet njohjeve të tij ka arritur të gjejë rreth 15 deri 20 persona, të cilët kishin interes për të emigruar në Itali, dhe po kaq persona i ka gjetur Gezim Tafaj, kryesisht nga fshati Lekaj Kavajë dhe nga rrethe të tjera të vendit.

Të dy këta persona gjatë datës 9 janar 2008 kanë kontaktuar me persona të ndryshëm, të cilët luanin rolin e ndërmjetësit për të gjetur shtetas të interesuar për të kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës. Gjithashtu vërtetohet se edhe i personi Leke Frroku, banor i Xhafzotaj Durrës ka dhënë ndihmën e tij për të siguruar persona të tillë, kryesisht nga zona e Durrësit. Nga ana tjetër, Ardian Marku (Gjeloshi) dhe Altin Gjeloshi, kundrejt shpërblimit, kanë vënë në dispozicion mjetet e ndërmarrjes së tyre, duke ndihmuar në pritjen dhe shoqërimin e shtetasve që do të kalonin kufirin deri në vendin e nisjes së gomones.

Po kështu, këta shtetas kanë ndihmuar në furnizimin e gomones me karburant, orientimit të saj në bregdet dhe kanë bërë të mundur gjetjen e personit që do të drejtonte gomonen (skafistit), të pandehurin Dilaver Hajdini. Ndërsa Aleksandër Malaj ka ndihmuar Ardian Çorri në disa raste për të kaluar shtetas të ndryshëm për në Malin e Zi, të cilët më pas, nëpërmjet Kroacise dhe Sllovenisë, do të kalonin në mënyrë të paligjshme në Itali.

Grupi i Kolë Vushaj të deportuarit nga SHBA
Një tjetër grup, i cili dominonte linjat e trafikimit të klandestinëve është ai Kolë Vushaj. “Shqiptarja.com” mëson se Vyshaj ka hyrë në territorin shqiptar në vitin 2013, pasi është deportuar nga SHBA. Aktiviteti kriminal i këtij grupi shtrihej kryesisht në zonën e Shkodrës.Nëpërmjet anëtarëve të këtij grupi, Vushaj siguronte njerëzit që dëshironin të udhëtonin në SHBA dhe Angli. Sipas akuzës, Vushaj ka arritur të dërgojë qindra persona në Kanada dhe më pas arrinte që nëpërmjet njerëzve të tij, ti fuste në teritorin amerikan.

“Shqiptarja.com” siguron të dhëna të plota mbi të kaluarën e Kolë Vushaj në Amerikë,vend në të cilin Vushaj është dënuar me 110 muaj burgim për akuzën e trafikimit të klandestinëve. Sipas burimeve Kolë Vushaj nga 24 shkurti 1988 ka fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm në SHBA. Mirëpo në 16 Maj 2002 është dënuar nga drejtësia Amerikane me 6 muaj burgim, për dëshmi të reme.Por pasi ka shlyer këtë dënim, në 29 nëtor 2004 Kole Vushaj dënohet për organizim të trafikimit të qënieve njerëzore, shoqëruar me transportimin e të huajve në mënyrë të kundraligjshme me qëllim përfitime dhe rezulton i dënuar me 110 muaj burg ose e barazvleshme me 9 muaj burgim.

Kolë Vushaj nuk u dënua maksimalisht pasi e pranoi fajësinë duke kërkuar gjykim të drejtpërdrejtë, dhe dënimi përfundimtar për të është dhënë me 9 vite burgim, të cilat i ka bërë të plota. Vushaj gjatë procesit gjyqësor ka pranuar se ka futur ilegalisht në territorin Amerikan 13 persona të huaj. Organizata ku bënte pjesë Kolë Vushaj, kishte drejtues nga Kina, Irani dhe një shqiptar i quajtur Kol Bajraktari me pasaportë të ish-Jugosllavisë, i cili ende nuk është arrestuar.

Kjo organizatë kalonte klandestinë nga Kanadaja në SHBA në kufirin me shtetin e Michiganit. Emrat e tjerë që janë arrestuar bashku me Kol Vushaj, janë shqiptarët Nosh Gojcaj, Dod Martini,Rroku Berishiç, Zef Shpati,Duke Bracaj dhe Duke Lumaj, ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve kanë qënë persona të huaj.

Deportimi nga SHBA e mbërritja në Rinas
Pasi ka shlyer dënimin në 1 Maj 2013 autoritet amerikane e kanë urdhëruar që të largohet nga territori i SHBA. Në 13 maj 2013 Vushaj ka bërë një kërkesë për të kundërshtuar vendimin e autoriteteve të SHBA, por në 22 maj 2013 kërkesa e tij është hedhur poshte dhe pas kësaj ai është deportuar në Shqipëri. Deportimi është bërë direkt nga burgu i Neë Xhersit në Rinas, duke mos e lejuar Kolë Vushaj asnjë ditë qëndrimi të lirë në SHBA.

Grupi i Zaim Hysenbelliut
Sipas prokurorisë ky grup vepronte në Tiranë. Kryesisht ka dërguar në SHBA student dhe të rinj duke arritur të bëjë bursa shkollimi falso. Zaim Hysenbelliu është arrestuar në vitin 2014 nga prokuroria e Krimeve të Rënda për të njëjtën veprimtari kriminale, por është e paqartë se si ai është liruar. Skema e trafikut ishte Tiranë–Maqedoni, nga Maqedonia në Bullgari, ku pajiseshin me dokumenta bullgare të rreme dhe më pas, dërgoheshin në Meksikë, nga Meksika, ata hynin në territorin e SHBA.Ky grup kishte kohë që operonin në këtë linjë trafiku dhe deri sot kanë nisur deri në 150 vetë.d.c./shqiptarja.com