Drejt përfundimit ndizen prozhektorët e “Arena Kombëtare”

855
0

Prej më shumë se dy vitesh kishin nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është drejt fundit. Impianti më i ri sportiv në vend është ngritur aty ku dikur ishte legjendari “Qemal Stafa”. Teksa po punohet intensivisht për shtrimin e tapetit jeshil, mbrëmjen e djeshme ka nisur testimi i prozhektorëve.

Përmes një fotoje të publikuar nga kryeministri Edi Rama shihet se si duket stadiumi modern i kryeqytetit. Për herë të parë në vendin tonë, ndriçimi i tij do të jetë pa shtylla, por me prozhektorë të montuar përreth mbulesës së tribunave. “Arena Kombëtare” pritet të jetë gati në muajin nëntor ku do të inagurohet me ndeshjen e eliminatoreve, Shqipëri – Francë.