Dy shqiptarë janë ndaluar nga autoritetet doganore italiane pasi në bagazhet e tyre po transportonin një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore të pacertifikuara.
Në bagazhin e tyre janë gjetur 25 kg djathë e mish pa etiketat e detyrueshme ushqimore.
Produktet janë sekuestruar si të rezikshme për përhapjen e sëmundjeve të kafshëve si gripi i derrit.
Dy shqiptarët ishin nisur me linjën ajrore të fluturimit Tiranë-Perugia e ndalimi i tyre është bërë në aeroportin e Perugias.