Drama e “vajzës më të bukur në botë” , ja cfare i ka ndodhur se fundmi

182
0

Kur ishte vetëm 6 vjeç, Thylane Blondeau u shpall “vajza më e bukur në botë” nga revista TC Candler.

Menjëherë, shumë marka u interesuan për të dhe francezja u bë një modele që fitonte punë në dhjetëra vende evropiane.

Por, vitet e fundit gjërat nuk po shkojnë siç duhet për të dhe fajin e ka një problem shëndetësor që nuk po merr zgjidhje, për shkak se mjekët nuk e kanë diagnostikuar siç duhet.

20-vjeçarja ka publikuar një mesazh të gjatë në Instagram ku zbulon se i është dashur që t’i nënshtrohet disa operacioneve për kiste në vezore.

“Jam vizituar në 3 gjinekologë të ndryshëm, kam shkuar në 4 qendra radiologjike në Paris dhe të gjithë më thonin që nuk kam asgjë, e kam thjesht psikologjike. 4 ditë më parë shkova në Urgjencë sepse më dhimbte shumë stomaku dhe prapë më thanë që kisha një kist të vogël dhe duhet të kthehesha pas 4 muajsh për kontroll. Të nesërmen, u vizitova te një mjek fantastik që ma gjeti menjëherë problemin dhe më dërgoi direkt në spital për operacion urgjent”, shkruan modelja në rrjetin social.

Fatmirësisht, tashmë Blondeau ndihet më mirë.

“Ndihem e lirë më në fund. Kisha shkuar në pikën që mendoja se isha çmendur sepse ankohesha gjithmonë për stomakun dhe nuk më besonte njeri”, nënvizon modelja.