Drama e Euros, kjo nuk ndodhte prej 10 vitesh: Ja cfare ka ndodhur sot me kursin e kembimit

324
0

Monedha e perbashket evropiane është duke u këmbyer më mesatarisht 116.61 lekë gjatë ditës së sotme duke shënuar kështu nivelin më të ulët në raport me monedhën tonë të paktën që prej janarit 2012, kur Banka e Shqipërisë ka ruajtur të dhëna.

Në 1 janar 2012, një euro është këmbyer me 138.14 lekë, shifra të cilat për ditët e sotme janë një ëndërr për ata që të ardhurat i kanë në euro dhe një dramë për ata që kreditë i kanë në monedhën europiane dhe të ardhurat në lekë.

Në këtë periudhë, është koha që të qeshin këta të fundit dhe të qajnë ata të parët.

Kursi i kembimit euro/ lek. 1 janar 2012-26 korrik 2022. Burimi: Banka e Shqiperise

Monedha europiane kanë humbur shumë pikë krahasuar me lekun sidomos gjatë muajve të fundit dhe kjo lidhet kryesisht me flukset e mëdha hyrëse të euros në vendin tonë si edhe deklaratave për aplikimin e një amnistie fiskale.

Ekspertët vlerësojnë po ashtu si indikatorë të rënies së euros në tregun vendas edhe sezonin turistik, megjithatë ky është një fenomen stinor, ndërkohë që euro vijon që prej pranverës në nivele minimale ndaj lekut.

Ka të dhëna se gjatë muajve të fundit vërehet një rritje e ndjeshme e aktivitetit në shitjen e pasurive të paluajtshme si një formë për ta pastruar paratë në një kohë kur maxhoranca ka kaluar tashmë në Kuvend ligjin për amnistinë fiskale, i cili kundërshtohet nga grupet e interesit siç janë Dhoma Amerikane e Tregtisë apo edhe vetë zyra e KE-së në Tiranë