Draghi i prere: ’Të hapen menjëherë’ negociatat me Shqiperine!

248
0

Kryeministri Mario Draghi, gjatë fjalës së tij para Parlamentit Europian, ka kërkuar që negociatat me Tiranën dhe Shkupin të hapen menjëherë.

Draghi pohoi mbështetjen që Italia i jep BE për të ecur me shpejtësi në zgjerimin për të përfshirë anëtarë të tjerë, me hapjen e menjëhershme të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë shtysë të re bisedimeve me Serbinë dhe Malin e Zi dhe duke i kushtuar më shumë vëmendje “pritshmërive legjitime ” të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës.

“Integrimi i plotë i vendeve që manifestojnë aspirata nuk paraqet kërcënim për stabilitetin e projektit evropian. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli Evropian në Mars 2020”, ka thënë kryeministri i Italisë.

“Ne jemi pro hyrjes së të gjitha këtyre vendeve”, tha ai, duke shtuar “se duhet të lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh Draghi, raporton Financial Time.

Ndërkohë, Draghi përsëriti mbështetjen e fortë të Italisë për Ukrainën dhe pranimin e saj në BE, megjithëse tha se shpresonte për një armëpushim që do t’i hapte rrugën negociatave.