Dr. Bino, më mirë hesht sesa thua që Covidin e kape në kohë! Shqiptaret se kane fatin tuaj, presin mbi 5 ditë përgjigjen e tamponit

720
0

Nga Ilir PECNIKAJ

KËNAQËSI DHE TRISHTIM

Pas rreth 10 ditësh në spital, një lajm i mirë, dr. Silva Bino duket se është drejt shërimit të plotë. Ky nuk mund që të mos jetë veçse lajm i mirë, shumë i mirë, si për çdo person tjetër që arrin të shërohet nga kjo sëmundje.

E trishtë, jashtë mase e trishtë, kur dëgjon nga znj. Bino të thotë: “Unë arrita ta kap në kohë Covid-19 prandaj ia dola”.

Ku ka trishtim më të madh të dëgjosh nga një prej anëtarëve të Komitetit Teknik togfjalëshin “ARRITA TA KAP NË KOHË…”.

Çfarë duhet t’i thotë qindra e mijëra shqiptarëve që ky komitet, me qeverinë që e drejton, ua ka mohuar të drejtën e “kapjes në kohë” të koronavirusit në dy mënyra:

1) Atyre me më fat, që arrijnë pas shumë kohësh kërkesë, të bëjnë një tampon, nuk arrijnë asnjëherë ta kapin në kohë sepse kanë një vonesë me mbi 5 ditë të përgjigjes.

2) Atyre që nuk arrijnë kurrë të bëjnë një të tillë, sepse lista e pritjes është shumë e gjatë, dhe në privat nuk arrijnë dot për çmimin e lartë që duhet të paguajnë.

Është e turpshme dhe kriminale që pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar në spitale, pozitivitetin e kanë zbuluar me skaner…

Ndaj znj. Bino shumë herë heshtja është flori. Në rastin tuaj kësaj here, përveçse flori duhet të kishte qenë edhe detyrim e respekt për ata që me keqmenaxhimin tuaj dhe të kolegëve tuaj të KT dhe të MSHMS i përcollët në botën tjetër.

Heshtni, dhe nese ju ka ngelur një fije zëri, përdoreni për t’i kërkuar falje popullit që e degdiset në këtë derexhe.

Për çdo gjë tjetër, veç shërimit tuaj, provoj veçse trishtim.