Dorëzoi mesazhin e fundit, Ardit Gjebrea ndan lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshë të re të..

Arditi ka ndarë lajmin e trishtë se shtë ndarë nga jeta në moshë të re një prej taksistëve që shoqërojnë mesazherët e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” që të dorëzojnë mesazhet apo edhe për të sjellë të ftuarit në shtëpinë e programit.

Rrugëtimi i fundit për të dorëzuar mesazhin për Romanën në Bilisht të programit “E Diela Shqiptare”, ka qenë i tillë për një prej taksistëve, Fatmirin. Pas insertit, Ardit Gjebrea ndau lajmin e trishtë se 53-vjeçari është ndarë nga jeta papritur, vetëm pak ditë pas dorëzimit të mesazhit të fundit. Moderatori shprehu ngushëllime të sinqerta dhe përkujtoi Fatmirin e ndjerë.

Ardit Gjebrea: Në një nga momentet e  fundit, teksa taksia u ndal pashë Fatmirin, shoferin i cili sot në mëngjes u nda nga jeta dhe ne kemi çuar mesazhin parmbrëmë në Bilisht dhe sot në mëngjes na thanë, 53 vjeç, Fatmir Kovaçi është ndarë nga jeta dhe ka qenë një dhimbje shumë e madhe sepse prej 10 vitesh ai dhe një kolegu i tij, kanë qenë ndër të parët dhe të vetmit që kanë rrugëtuar për 10 vite me këtë kompani që në krijimin e saj. Unë do të doja që t’i shprehja ngushëllimet familjes së Fatmirit dhe qoftë i parajsës. Ata bëhen pjesëtarë të familjes sonë, të gjithë bashkëpunëtorët tanë, ne punojmë me ta, gëzojmë me ta dhe Fatmiri ishte një zotëri i vërtetë, i qeshur. Unë shpesh kam udhëtuar me të, vetëm fjalën e mirë dhe ta bënte udhëtimin edhe më të këndshëm që ti shkoje me qejf në çdo destinacion aty ku do të mbërrije. Edhe ky program lë kujtime dhe unë jam shumë i lumtur për këtë dhe gjithmonë them, le t’i lëmë kujtimet së bashku sepse nuk dimë sahatin e Zotit, momentin kur ai ka vendosur të na marrë pranë vetes kështu që çdo moment ta jetojmë sikur të ishte i fundit, ta gëzojmë dhe të lëmë mënjanë të gjitha trishtimet, të gjitha ato momentet kur ne i japim trishtim apo gëzim dikujt  tjetër sepse asnjëherë nuk dimë sesa jemi dhe deri kur do të jemi.

- Advertisement -

Tronditëse në Vlorë! Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh...

“Ramë në një kurth të paparë” Ndodh e papritura në tunelin e Murrizit, Rama: Po ecte mirë e bukur kur ndodhi..

Në rubrikën e tij “Sy m’Sy” Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje me punën e vështirë që janë hasur në tunelin e Murrizit. Rama...

E frikshme! Dy tërmete brenda orës në shtetin fqinj, sa ishte magnituda

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar brenda një ore në ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale. Sipas mediave greke, një tërmet i...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.