Dorë për dore me partnerin, Arbana fotografohet në rruget e Tiranes ditët e fundit të shtatzënisë

547
0

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani po pret plot emocion të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Edhe pse ka qëndruar aktive në rrjete sociale, duke ndarë edhe detaje nga shtatzënia, barkun moderatorja ka preferuar të mos e tregojë nëpër foto.

Megjithatë së fundmi “iconstyle” ka siguruar një foto ku Arbana shfaqet në ditët e fundit të shtatzënisë. E veshur me një fustan të shkurtër me lule ku në sy bie barku i rrumbullakosur, moderatorja shfaqet duke ecur për dore me Eduartin.

Thuhet se Arbana është në pritje të një djali megjithatë çifti ende nuk e ka konfirmuar publikisht gjininë e fëmijës që po presin.

Arbana ka treguar se ka vendosur t’i vendosë bebushit emër shqiptar, të cilin mbetet ta zbulojmë pas lindjes.