Donte ‘nuse’ nga Instagrami. Plasin sërisht kritikat për emisionin e Arbanës. Komente pa fund. Ja cfarë shkruajne..

1559
0

Historia e të riut, i cili ishte dashuruar me një vajzë nëpërmjet Instagramit, e bërë publike në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, i drejtuar nga Arbana Osmani, ka marrë kritika të shumta nga ndjekësit.

Të rinjtë kishin filluar të komunikonin në Instagram me njëri-tjetrin për rreth dy muaj, e në momentin që Arditi i kishte propozuar vajzës për t’u lidhur së bashku, ajo e kishte refuzuar. Disa ditë më vonë, Arditit i vjen një mesazh, në të cilin shkruhej se duhej ta linte të qetë Vajzën, pasi “Instagram”-in e saj e menaxhonte dikush tjetër.

Ai i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” që t’i krijonte mundësinë për të takuar për herë të parë Loredonën. “Unë të kam shkruar kohë më parë në Instagram, ku të shpreha ndjenjat e mia dhe tashmë dua që të jemi bashkë”, ishte propozimi i Arditit për vajzën.

Gjatë bisedës që u zhvillua në studio, vajza pohoi se në jetën e saj ishte dikush tjetër dhe se nuk dëshironte të komunikonte me Arditin.

Në faqen e Top Channel ku është publikuar rasti, por edhe në rrjetet sociale ka patur kritika ndaj publikimit të rastit, duke e konsideruar shkelje të privatësisë.

“Turp per emisionin tuaj që prezantoni në mënyre te tille live ne tv nje budalla qe do nuse me njehere te folur ne instragram shume turp” , shkruan një komentues.