Doni të shkoni në Amerikë? Ja cili është qyteti më i lumtur dhe vendi ideal për te jetuar

1084
0

Revista National Geographic dhe shkrimtari Dan Buettner e kanë dekretuar Boulder, qyteti më i lumtur në Shtetet e Bashkuara. Arsyeja: sepse natyra, mirëqenia dhe ndjenja e komunitetit janë në harmoni të plotë aty.

Qyteti i Boulderit, i cili ka pak më shumë se 97 mijë njerëz, ndodhet pranë Kolorados, ndoshta nuk është aq popullor sa metropolet e tjera si New York apo Los Angeles, por ama aty jetohet më mirë dhe bëhet vërtet një jetë e lumtur. Ndaj është qyteti më i lumtur në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan revista National Geographic, duke e konsideruar këtë vend ideal për të kaluar një jetë të qetë, me buzëqeshje dhe kënaqësi personale.

Nuk ishte aspak e lehtë që Boulder të renditej në vend të parë, pa plotësuar kushtet, por ajri i pastër malor, e sidomos bashkëjetësa në komunitet e bën atë të jetë ndryshe, duke pasur një qasje ndaj natyrës dhe njëri – tjetrit. Nuk do ta besonit, por banorët e këtij qyteti, shkojnë në punë në këmbë dhe janë të vetmit që e bëjnë këtë në të gjithë Amerikën.

Rregullat që ata kanë vendosur në komunitet janë kthyer në norma për jetën e përditshme të banorëve. Nëse jeton në këtë qytet taksohesh për normën minimale të obezitetit, madje dhe varësinë nga cigarja, rregulla të cilat promovojnë një jetë të shëndetshme. Parqet zbavitësh janë një tjetër pasuri, duke e kthyer në një destinacion i cili prej kohësh ka tërhequr shumë njerëz, që duan të kalojnë jetën në këtë qytezë aspak të zhurmshme, por shumë të lumtur.