‘Donaldi më tha “humbjen e kam nga ti’! Trixa zbulon për herë të parë për ndarjen: Me kalimin e kohës do e shihni

381
0

Historia e dashurisë mes Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj duket se u fik ende pa u ndezur.

Çifti i dha fund lidhjes menjëherë sapo doli “Big Brother VIP”. Me anë të një postimi në Instastory, të cilën e fshiu menjëherë më pas, ajo shpjegonte se Donaldi e kishte fajësuar për humbjen. Po ashtu paralajmrëoi të gjithë fansat e aktorit se ai ishte ndryshe nga çfarë shfaqej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Përshëndetje yjet më të bukur! Besoj që gjithë nga ju e kani parë storyn tim të fundit në Instagram, dhe Po, u ndava nga Donald Veshaj. Shumica nga ju më gjykuat, më keni sharë, ofenduar, por nuk e kuptuat se çfarë ka ndjerë kjo vajzë e pafajshme, e cila nuk e ndau askënd nga askush por vetëm dashuroi.

Nuk e pata përkrahjen tuaj, unë luftova për dashurinë, por ai që dashurova më tha “humbjen e kam nga ty”… Unë besoj që të gjithë ju morët atë që dëshiruat, shpresoj që me kalimin e kohës do e shihni se kë person përkrahët dhe kë person gjykuat.

Dashuri dhe mirësi për ju,”-shkruan këngëtarja në rrjetet e saj.

Por çfarë di Trixa?  Mbetet për t’u sqaruar. Ndoshta në ditët që vijnë.