Donaldi i tregon Beatrix se sa lidhje ka pasur para saj. Kengetarja mbetet e habitur nga pergjigja e tij

177
0

Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” ka organizuar një lojë shumë të bukur dhe romantike për dy çiftet e krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sarah me Pajtimin dhe Beatrix me Donaldin kanë zhvilluar një lojë me pyetje, ku do të kuptonin se sa mirë e njohin njëri-tjetrin.

Ata do t’i drejtonin njëri-tjetrit pyetje të përzgjedhura rastësisht dhe kishin disa sekonda kohë që të shkruajnë përgjigjet e tyre.

Një pyetje që i ra çiftit Donald-Beatrix ishte se sa lidhje ka pasur aktori i njohur. Ky i fundit u përgjigj duke thënë se ka pasur tre lidhje që nga gjimnazi e deri tani.

“Tre tamam, tamam”, e pyet Beatrix dhe aktori i përgjigjet: “Po”. Duket se këngëtarja ngeli paksa e habitur nga përgjigja e Veshajt.