Dollari e nis javën në rritje, ja cfare ndodhi me valutat kryesore në kursin e këmbimit

318
0

Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 118.2 lekë dhe është shitur me 119.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me javën e kaluar duke shënuar kështu një rritje të lehtë të vlerës.

Monedha europiane sakaq edhe pse ka kaluar pragun e 117 lekë ka humbur pikë gjatë fundjavës teksa blihet mëngjesin e kësaj të hënë me 117.5 lekë dhe shitet me 118.2 lekë.

Paundi britanik qëndron relativisht konstant pas rritjes që pati javën që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 136 lekë dhe është shitur me 137.3 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka pësuar një rënie të vlerës këtë fillim jave pasi në raport me javën e shkuar blihet sot me 117.7 lekë dhe shitet me 119 lekë.