HomeNewsDoktor Pipero jep...

Doktor Pipero jep lajmin e mire, ja çfarë pritet të ndodhë nga mesi i prillit

Mjeku i njohur i QSUT Pëllumb Pipero u shpreh se në këtë javë do të arrijë piku lidhur me numrin e rasteve të reja me COVID-19, ndërsa në javën e tretë të këtij muaji, do të nisë rënia.

Gjatë një interviste për një nga mediet e vendit, Pipero u shpreh se pritshmëritë janë tejkaluar për shkak të numrit të të shëruarve, ku sipas tij, kjo është meritë e mjekësisë shqiptare, po aq sa edhe e masave të marra nga qeveria dhe respektimi nga ana e qytetarëve.

“Unë besoj që pritshmëritë tona ndoshta janë tejkaluar me rastet e shëruara. Ne tashmë kemi 60-70 të shëruar dhe është një arritje e madhe për mjekësinë tonë, për bluzat e bardha, për spitalin e sëmundjeve infektive gjithashtu. Ndërkohë që falë masave të marra nga qeveria por edhe respektimit në maksimumin e mundshëm të qytetarëve, edhe të këshillave të profesionistëve për të treguar kujdes në jetën e tyre të përditshme, sa i takon masave të higjienës personale. Epidemia tek ne ose pasojat e pandemisë le të themi për fat të mirë nuk e arriti atë kurbën më majë, do të thosha atë kurbën e papërballueshme nga kapacitetet shëndetësore. Kurba ka qenë pak a shumë e zbutur, rritja ka qenë e qëndrueshme, graduale ç’ka tregon një ritëm të përballueshëm nga bluzat e bardha dhe ne e kemi përballuar më së mirë deri tani. Besoj kështu do të shkojë edhe më tej.
Më tej Pipero informoi se “kam thënë që, mbështetur në indikatorë të rëndësishëm të kësaj epidemie, unë besoj se kjo javë do të jetë java ku duhet të arrijë pikun, me numrin e rasteve të reja me COVID-19. Java tjetër do të jetë në këto nivele, por me një sheshpushimi jo në rritje më, dhe mandej do të fillojë rënia e rasteve. Unë besoj se në fillim të javës së tretë të prillit numri i rasteve do të fillojë të bjerë, natyrisht gradualisht, por do të fillojë të bjerë dhe shpresoj shumë që krahas rënies së numrit të fillojnë të zbuten edhe masat e qeverisë në raport me lëvizjen dhe rikthimin e aktivitetit ekonomik, pra të rifillojë gjallëria e saj”.

I pyetur nëse ka një rritje të numrit të të rinjve me COVID-19 së fundmi, Pipero tha se, “unë njësoj si ju, ndjek me shumë vëmendje buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në dijeninë time janë 3-4 raste të moshave të reja, por nuk di më shumë sesa kaq”.

Mjeku infeksionit u shpreh po ashtu se mënyra e kontaminimit nga ky virus mbetet kontakti i ngushtë.

“Ju kemi thënë që ky virus ka një periudhë inkubacioni shumë të gjatë. Jo të gjithë rrimë në shtëpi, dikush del nga shtëpia. Mjafton të ketë dalë para dy javësh, tri javësh apo para 10 ditësh dhe t’ia çojë virusin në shtëpi dikush nga familjarët. Pra, dua t’ju them që përmes kontakteve të afërta transmetohet. Nuk ka rrugë tjetër transmetimi përveçse kontakteve të afërta. Ndaj, vazhdojmë të këmbëngulim që qytetarët të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye shumë të mëdha. Ju kemi thënë që ky virus prek të gjithë, nuk bën përjashtime pavarësisht sa e manifestojnë sëmundjen. Këshillat e ekspertëve duhet të jenë të zbatueshme nga të gjithë”, – tha Pipero. z.tosku atsh

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

“Kështu vdiq Maradona”, prokurori nxjerr para gjykatës foton tronditëse

Lotë dhe tension në seancën e parë në Buenos Aires për vdekjen e legjendës argjentinase. Nëse kishte pasur momente tensioni përpara se të fillonte gjyqi për vdekjen e Diego Armando Maradonës, me turmën që priste ekipin mjekësor para gjykatës së...

Aksident tragjik në Itali, shqiptari humbet jetën pasi u përplas për vdekje nga kamioni (Emri+Foto)

Një aksident tragjik ndodhi të martën e 11 Marsit në Itali. Xhavit Halilaj, 65 vjeç, ndërroi jetë pasi u përplas nga një kamion. Sipas dinamikës së ngjarjes, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 15:00. Halilaj, i cili punonte për një...

Ndryshon kursi i këmbimit. Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro ditën e sotme..

Sot, më 12 mars 2025, dollari amerikan blihet me 90.8 lekë dhe shitet me 92 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.5 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë. Paundi britanik blihet...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.