‘Doja që të rritej me figurën e babait’, Rita Lati flet për ish-bashkëshortin

831
0

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Rita Lati ka bërë një rrëfim shumë të sinqertë për ish-bashkëshortin dhe sakrificat që ka bërë për rritjen e Rozës. Aktorja shumë e dashur për publikun u shpreh se do donte që Roza të rritej me figurën e babait, megjithatë për të është bërë nënë e baba vetë.

“Unë u martova si gjithë dynjaja, o merrja burrë o s’ka. Sa shkoja në shtëpi nëna ime thonte se i ngela në derë. Babai i Rozës ishte artdashës, kaluam bukur, por pastaj filluan problemet shëndetësore. Do jetonte po mos të ishte ky problemi. Le të ishim pa njëri-tjetrin, por ai të ishte për Rozën. Duhet figura e babait.

Roza nuk do ishte kaq e çmendur po të kishte babain, do mblidhej prandaj them babai është i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Jam munduar të bëj nënën, babain, motrën, vëllain. Kryesorja është që Roza u rrit dhe nuk i mungoi asgjë.

Bëra të pamundurën të bëhej shoqe me mua. Ishte 10 vjeç kur e vija në gjumë me telefon sepse gjithë fundjavat e mia ishin majë avionit.  Më paragjykojnë, çfarë mami është kjo thonë, por duhet të dinë që Rita nuk e ka pasur pranë Rozën në asnjë ditëlindje dhe asnjë festë.

Çdo nënë mundohet të plotësojë të gjitha ato që nuk ja ka dhënë dot. Kam bërë plot gabime, por unë jam shumë e lumtur që Roza është vetvetja dhe thotë atë që ndjen”, u shpreh Rita.