“Do vetëm djalin, por ai nuk do..” Ilirjani flet për Parashqevi Simakun: Kam frikë se do iki. Ka kriza sepse djali i saj nuk do që ta..

Elton Ilirjani është ai që gjeti ikonën e muzikës shqipe, Parashqevi Simaku. Përpara pak ditësh me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Ilirjani ndau për herë të parë një foto duke u përqafuar me Simakun dhe që prej atij takimi, ai tashmë ka marrë për të nidhmuar artisten e mirënjohur. Në pamundësi të një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Elton Ilirjani arriti të dërgonte disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë ngjarje dhe ndjesitë e Parashqevisë nga ky ndryshim i papritur në jetën e saj. Edhe për ne dëgjuesit ishin disa minuta shumë të trishta, ku edhe vetë Ilirjani dhe moderatorët në studio janë përlotur.

Mesazhet e plota

Elona e dashur, kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq, nuk pranon. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj.

Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki. Po iku, duhet t’i shkoj mbrapa. Është e vetmja gjë që ndihem i pafuqishëm. Nuk e di. Jam shumë i prekur. Nuk flas dot.

Për herë të parë në jetën time ndihem shumë i trishtuar. Është një situatë shumë komplekse. Ajo donte që të dilte, të shijonte një moment të bukur. Ma kërkoi dhe tha ”dua të këndoj”. Kishte dëgjuar që shqiptarët kishin folur që ajo nuk e donte Shqipërinë e prandaj dolëm atë ditë dhe tha që ”dua të ndihem si Hirushja”.

Unë bëra çdo gjë sipas kërkesës së saj dhe çdo gjë tjetër. Edhe sot prapë do t’i lutem që të bëjmë çfarë të dojë ajo, por e vetmja gjë që do ajo është të takojë djalin e saj. Kaq. Asgjë tjetër. Nuk i duhen as paratë, as fama, asgjë. Do djalin e saj.

- Advertisement -

Lajmi i keq për shqiptarët/ Kafeja kthehet në luks, ja sa pritet të rritet çmimi në Shqipëri

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Çfarë ndodhi në tregun valutor? Ja si këmbehet euro dhe dollari ditën e sotme..

Ditën e sotme e shtunë, 29 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe...

Shokuese/ Pastruesja gjen foshnjën e pajetë në koshin e plehrave të aeroportit

Një foshnjë e porsalindur u gjet e vdekur në tualetin e aeroportin e dytë më të ngarkuar të Indisë. Incidenti tronditës ndodhi mbrëmjen e 25...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.