Do t’u vijë turp një ditë/ Mjeku nxjerr të palarat, ja cfare po ndodh ne spitalet private

1182
0

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka bere nje reagim te ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e Covid në vendin tonë.

Mjeku kritikon bërjen e testimeve në spitalet private, teksa ngre shqetësimin për besueshmërinë e testeve, çmimin e blerjes dhe vendin e origjinës.

Sipas tij, vdekjet ditore ulen dhe ngrihen sipas tekave të atyre që testojnë.

“Testimet vazhdojnë me mik, në privat apo kur shenjat janë aq të qarta sa testimi ka vlerë vetëm për statistikë!

Privati vazhdon të rrjepë 100 Euro për test dhe nuk deklaron as besueshmërinë e testit, as çmimin e blerjes dhe as vendin e origjinës!

Rastet ditore ulen dhe ngrihen sipas tekave të atyre që testojnë!

Vdekjet vazhdojnë të na mbajnë të salduar në 10 vendet më të prekura të Europës!

Protokollet nuk bëhen transparentë as brenda komitetit!

Trajtimi çudibërës me plazmë dhe heronjtë që dhuruan gjak për plazmë janë harruar!

MINISTRIA DHE KOMITETI VAZHDOJNË TË PËRSËRITIN REFRENIN E PËRDITSHËM PËR MASKA, LARJE DUARSH DHE TESHTITJE NË BRRYL!!!

A DO T’U VIJË TURP NDONJË DITË??!!