Skip to content

“Do të vras”, vjehrra serbe denoncon nusen shqiptare në polici

    Marrëdhëniet mes nuseve dhe vjehrrave janë gjithmonë një histori më vete, ku shpesh zënkat tejkalojnë debatet e nxehta me fjalë dhe degradojnë në dhunë.

    Por historia që ka nodhur një ditë më parë në Leposaviq të Kosovës, e bënë edhe më dramatike ngjarjen.

    Një grua serbe ka denoncuar në polici se është kanosur me jetë nga nusja e djalit të saj nga Kosova.

    Pas denoncimit të vjehrrës serbe ka nisur dhe hetimi i ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka informacion nëse është dhënë urdhër mbrojtjeje për vjehrren serbe apo jo.

    Mësohet se e reja shqiptare po procedohet në gjendje të lirë.