“Do të shpërblej edhe ty” Fiton 156 milionë euro, ja cfare i kërkuan banorët e lagjes..

1359
0

Mëngjesi i sotem nisi ndryshe për Gianmario Mennecozzi, pronari i një dyqanit të vogël që shet cigare dhe çikërrima në Montappone (Fermo), në Marche të Italisë u zgjua nga një telefonatë.

Personi që mori ishte një mashkull dhe tha vetëm këtë fjalë: “Të falënderoj,  gjashtë tek Superenal otto e kapa unë, në dyqanin tënd. Do të shpërblej edhe ty”.

Gianmario pohon se nuk e njohu zërin e burrit që telefonoi, por shtoi se me siguri ka bërë diçka që zëri mos identifikohej sepse mesa duket ka vendosur të mbetet anonim.

Gianmario shkoi të hapë sërish dyqanin sot dhe aty u vendos njoftimi që shikoni në foto, ku bëhej e ditur se ishin fituar plot 156 milionë, e 294 mijë e 151 euro. Shumën marramendëse e ka fituar një person i vetëm.

Banorët u shprehën kuriozë se kush mund ta ketë fituar çmimin në këtë zonë ku jetojnë 1700 qytetarë.

Gianmario ka shpresa se fituesi do të bëjë diçka për komunitetin. Ndërsa banorët që u mblodhën te dyqani kishin dy kërkesa. Fituesi të financojë ndërtimin e një azili për pleqtë dhe të kontribuojë në blerjen e vaksinave anti Covid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.