“Do të më gjejnë pa shenja jete në shtëpi”, nga se ka frikë Kryemadhi?

1534
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka habitur me deklaratën e bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Java’ në RTSH.

Teksa fliste për ndryshimin e sistemit dhe pamundësisë së njerëzve për të përballuar jetesën. Kryemadhi tregoi se tani e priste shoferi te dera dhe shkonte në shtëpi me makinë, por tregoi se kishte frikë se askush nuk do kujdesej për të kur të plakej.

“Duhet të rregullojmë sistemin. Unë tani do të dal nga kjo studio dhe më pret shoferi, do të shkoj me makinë në shtëpi. Po kur të shkoj 80 vjeç kush do të më çojë? Do të më gjejnë të pajetë në shtëpi dhe do qelbem erë’, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.