Do të japësh dorëheqjen nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Basha

381
0

Kre demokrati Lulzim Basha shprehet i bindur se 25 prilli do jetë dita e fitores jo vetëm për PD-në, por për çdo shqiptar.

Gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu, Basha u pyet nëse do e jepte dorëheqjen nëse kryeministri Edi Rama do fitonte një mandat të tretë.

Sipas Bashës, diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi Rama nuk i ka mbajtur premtimet, dhe se shqiptarët mezi po presin ndryshimin.

Pyetje: ”A do jepni dorëheqjen nëse kryeministri Rama fiton zgjedhjet?”

Lulzim Basha: ”Pyetja e ka përgjigjen brenda. A mendojnë shqiptarët se punët po shkojnë mirë, a mendojnë se Edi Rama i ka mbajtur premtimet? A kemi shëndetësi falas, a kemi 300 mijë vende? Brenda saj është përgjigja. Çfarë nuk ka bërë këto 8 vite nuk i bën dot tani. Shqiptarët janë të mençur. Nuk ka ndryshim pa largimin e Edi Ramës.”