“Do ta paguani si ‘frëngu pulën’ do t’i dalë nga hundët, Rama flet per veprimin ekstrem: Ka ardhur koha qe..

332
0

Kryeministri Rama, në konferencën e fundvitit të mbajtur këtë të shtunë, foli edhe për ndërtimet pa leje. Ai u shpreh se deri tani janë arkëtuar 3,5 milionë euro nga procesi i ndëshkimit, ndërsa në 9 objekte pritet të arkëtohen në total 10,5 milionë euro.

Ai iu bëri thirrje të gjithë ndërtuesve që të bëjnë kujdes dhe të tregojnë disiplinë, pasi në të kundërt “do ta paguajnë shumë shtrenjtë çdo metër katror shtesë”.

“Pashe ecurinë e procesit të konfiskimeve të pallateve të shtesave të paligjshme të pallateve, për të cilat u bë një zhurmë e shoqëruar edhe me shumë hamendësime dhe shumë shpifje. Ju them se ka filluar arkëtimi i parave në arkën e shtetit nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer kufijtë e lejeve të ndërtimit. Janë arkëtuar 3,5 milionë euro deri tani nga 5 objekte dhe janë 4 objekte të tjera që pritet të vazhdojnë pagesat.

Presim 10,5 milionë euro në arkën e shtetit nga 9 objektet e para. Subjektet po paguajnë si frëngu pulën për çdo pëllëmbë që kanë bërë pa leje. Do të vazhdohet me masat e tjera që parashikon ligji për konfiskimin. Fal këtij veprimi agresiv, ekstrem, të cilit i kishte ardhur koha, po shohim një disiplinim në ndërtim. Të gjithë do ta kenë të qartë se kush bën një metër katror shtesë do ta paguajë si frëngu pulën dhe do t’i dalë nga hundët”, tha Rama.