Deklarata e mjekut pediatër Edi Tushe për bluzat e bardha që largohen drejt Gjermanisë për paga më të larta ka sjell reagime të ashpra nga infermierët.
Mjeku shkruante në një postim në rrjetet se infermierët kërkojnë paga të larta, por nuk dinë as fjalët teknike të profesionit të tyre apo si të marrin gjak.
Madje mjeku kalon dhe në shprehje si “Mjerë Gjermania për ju”, dhe se atje infermierët lajnë pampersat dhe jashtëqitjen e pleqve atje por nuk ndihen.
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë nga ana tjetër ka reaguar dhe i kujton mjekut kohën kur ka qenë shef në maternitet dhe “ku punën më të madhe e bënin mamitë dhe infermieret dhe në kurriz të tyre merrte meritat dhe lekët nga familjarët”.
Postimi i plotë i doktorit Edi Tushe
Kemi vendosur që rrogën e stafit ta bëjmë me mijëra euro, meqenëse kohet e fundit, është shume problem të gjesh disponibël për të punuar edhe një pastruese.
Sa e doni rrogën të dashur infermiere? 1 milion, 2 milion???? Sa???…. Ok, po jua bëjmë rrogën sa te doni ju!🤷🏻♀️🤷🏻♀️
Por….
Kur përballeni me punën, rrini si guakë!!
Nuk dini të mbani shiringën, nuk dini të përdorni pipetën, nuk kuptoni asnjë fjalë teknike… Lëre pastaj kur duhet t’i merrni gjakun një fëmije të vogël- Dukeni sikur ju ka rënë njëri me lopatë mbrapa kokës!!!… Hapni sytë si të habitura dhe me shumë mundësi, veshët ju bëjnë zhurmë kur ju shpjegojmë detyrat… Po çfarë keni menduar se po ju marrim në punë për figurë, apo për të treguar veten se çfarë dini të bëni.
– e hapni llapën dy metra, dhe thoni- do shkojmë ne Gjermani!!… Ju??!!… Mjerë Gjermania për ju!!!… Atje, të lani e shpëlani pampersat dhe kakën e pleqve atje, nja 300 b.”, ne turn. Por atje e ulni kokën dhe rrini si pula! Pastaj hipni nëpër metro nja dy orë larg në të ftohtë sa të arrini në ato “shtëpitë” që i paguani sa qimet e kokës, dhe goja prape ju rri mbyllur…. Kurse para nesh,….
REAGIMI NGA SHOQATA E INFERMIERËVE TË SHQIPËRISË
I turpshëm dhe i ulët reagimi i Dr.Edi Tushe ndaj Infermiereve.
Po ne aq vite sa ishe shef ne Maternitet ku punen me te madhe ta benin mamite dhe Infermieret dhe ne kurriz te tyre ti merje meritat dhe leket nga familjaret te dukeshin te mire dhe profesionist dhe tani qe dole ne pension dhe kalove privat te duken jo profesionist????
Mos valle brezi juaj i ka merituar ato tituj qe mbani sot dhe ato pozicione qe mbani qe i keni kthyer si prona private dhe si vende per perfitime personale e jo per ti sherbyer pacienteve???
Apo beni si them une e mos beni si bej une…
Turp…turp…turp….