Skip to content

Do na pjekë i nxehti apo prap do na kalbe shiu? Meterologët “i vënë vulën” për këtë javë

    Përgjatë kësaj jave do të kemi kthjellime dhe rritje të temperaturave në të dyja ekstremet.

    Meteorologët parashikojnë që gjatë kësaj jave temperaturat e larta do të shkojnë deri në 35 gradë celsius.

    Sipas Meteoalb, deri në fundjavë, moti vijon kryesisht me kthjellime dhe temperatura të larta deri mbi 35°C ndërsa vranësirat dhe shirat do të jenë të lokalizuara kryesisht në ekstremet malore Veri- Verilindje.

    Java e dytë sjell një rënie të lehtë të vlerave termike po ashtu, rrit frekuencën e vranësirave në territor ndërsa shirat shfaqen në pjesën më të madhe të zonave malore por pjesërisht në zonat e ulëta.

    Bregdeti, kryesisht brigjet e Adriatikut mbeten më të favorizuara nga kushtet e motit gjatë 15-ditëshit të parë të korrikut 2018