Skip to content

“Do na lësh rehat, ik andej..”/ Gazetari acaron Ramën, Kryeministri i kthehet keq…

    Kryeministri Edi Rama dhe liderët e vendeve fqinje të Shqipërisë ndodhen sot në Ohër, ku kanë zhvilluar takimin në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

    Siç shihet Rama qëndron në tavolinë i ulur me Ali Ahmetin dhe kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Të tre duken të qeshur me batutat që iu thotë Rama, derisa ndërhyn një gazetar i cili bëhet i bezdisshëm.

    》Biseda mes Ramës dhe gazetarit:

    Gazetari: Apo ju mungon Kosova në tavolinë zoti Rama?

    Rama: Urdhëro…Po ti ça po bën, po bën intervistë? 

    Gazetari: Jo po pyes. 

    Rama: Andej brenda është konferenca e shtypit, ik andej. Tashi na lër ta pimë këtë kafen rehat…