“Do marrim masa!” Çfarë i ndodhi në spital Parashqevisë nga dy infermieret shqiptare? Iliriani paralajmëron: Nëse ndodh sërish…

Elton Iliriani ka zbuluar sot gjendjen e këngëtares pas shtrimit në spitalin psikiatrik.

Ai është shprehur se ai e ka takuar atë në spital dhe gjendja është shumë më mirë, në krahasim me ditën kur është paraqitur.

Por ai ka treguar se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar atë në spital, me dashamirësi por pa lejen e familjarëve, duke u bërë thirrje që kjo të mos ndodhë më.

“Sapo kam dalë nga një takim me Parashqevi Simakun në spital dhe ajo ishte shumë më mirë se herët e tjera dhe vihet re ndryshimi i saj. Nuk është se është në momentin e saj më të mirë dhe çdo gjë do të jetë më mirë kur të lerë spital, por në krahasim me ditën e parë kur u paraqit në spital ajo është shumë më mirë.

Për arsye që janë të kuptueshme, unë nuk kam ndarë me ju vendndodhjen e saj sepse familja ka zgjedhur që kjo është konfidenciale. Ajo më tha se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar… më tha se ishin shumë pozitive dhe kishin dëshirë për ta ndihmuar, por kur fola me familjarët e saj të ngushtë ata nuk i aprovojnë këto vizita, për të ruajtur privatësinë e saj.

U bëj thirrje dy zonjave që të mos e takojnë më, dhe nga tani vizitat do të kontrollohen nga familjarët sepse është një shkelje e privatësisë së pacientit. E përsëris që Parashqevia më tha se takimi ishte dashamirës, por familjarët nuk i pranojnë. Nëse doni ta takoni duhet të kërkoni leje nga familjarët, djalit të saj, vëllait, nipit dhe mbesës. Në rast të kundërt do të marrim masa, dhe nuk do doja të kishim përplasje ligjore. Nuk do doja të isha në mes të kësaj situate, janë familjarët që vendosin dhe ne duhet t’i respektojmë ata. Këto janë çështje me shumë zarar dhe mund t’ju kushtojnë shumë.

Ta mbyllim me diçka pozitive, Parashqevia po bëhet mirë dhe kam besim që për pak javë mund t’i kthehet jetës në shtëpi dhe gradualisht të rehabilitohet. Gradualisht aty do më lindë dhe mua puna që bashkë me të të bëjmë një art të jashtëzakonshëm bashkë”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Çfarë ndodhi sot me kursin Ja si këmbehen dollari dhe euro..

Sot, më 30 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

‘Njerëzimi do të zhduket..’/ Elon Musk: Kjo është çështja që më mban zgjuar natën

Kreu i Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE) Elon Musk ndau shqetësimet e tij për vendin dhe brezat e ardhshëm gjatë një interviste ekskluzive në...

Lajmi i keq për shqiptarët/ Kafeja kthehet në luks, ja sa pritet të rritet çmimi në Shqipëri

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.