14.5 C
Tirana

Do kemi nje vjeshte te vonuar.. Sinoptikanja jep parashikimin e motit për ditët e ardhshme: Jo vetëm gushti, edhe shtatori do nisë

Date:

Share:

Kemi përjetuar një nga verat më të nxehta e të thata në histori. Edhe kjo javë pritet të mbyllet me temperatura të larta, ndërsa nga mesi i javës që vjen pritet një freskim i motit, shoqëruar dhe me reshje shiu, kryesisht në zonat malore dhe qendrore.

Kështu ka deklaruar sinoptikania Lajda Porja, në një lidhje për “News24”, ku tha se këto pesë ditë pritet të kenë temperatura të larta në 37 gradë celsius, ndërsa shtoi se me temperatura mbi normalen do të nisë edhe muaji shtator.

“Në asnjë ditë të gushtit nuk kemi pasur vlera normale, por më të larta. Ka pasur një rënie të lehtë të temperaturave, ku prezenca e erës ka bërë që të ndjehet pak më freskët. Kjo fundjavë do të jetë me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat pritet të rriten, duke filluar që nga kjo fundjavë. Pritet që e diela të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave. Nëse do ta ndanim këtë 10-ditorëshin e fundit të gushtit, i bie që 5 ditët e para do të jenë me temperatura të larta që do të shkojnë deri në 37 gradë apo dhe më lartë, ndërsa 5 ditët e fundit të gushtit do të sjellin temperatura më normale, krahasuar me gjithë temperaturat e kësaj vere, që theu dhe rekordin me temperaturat më të nxehta. Ky do të mbyllet si vit i nxehtë, 2021 ka gjasa të jetë viti më i nxehtë në histori”, tha Porja.

Po shtatori si do të nisë? Ditët e fundit të gushtit do na rikujtojnë vlerat 32-33 gradë, për të marrë frymë. Pritet që edhe java e parë e shtatorit të jetë në këto vlera, 32-33. Këto janë vlera më të freskëta për neve, por në fakt krahasuar me vitet e tjera dhe me vlerat që duhet të ketë shtatori, janë temperatura më të larta se vlerat normale. Do të kemi një vjeshtë të vonuar, me vlera mbi normalen. Deri ditën e mërkurë të kësaj jave, temperatura shumë të larta do të ketë në territor. Vlerat më të larta do të jenë në Elbasan, Berat. Pritet që e mërkura, e enjtja dhe e premtja të sjellin reshje në territor, kryesisht në zonat veriore, ku ka dhe vatra zjarri. Shirat do të jenë në formë rrebeshe, edhe në zonat qendrore, duke përjashtuar vetëm zonat e bregdetit.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.