Skip to content

Do ikni me pushime me fëmijët? Mjekja tregon medikamentet që duhet të merrni me vete

    Me nisjen e sezonit turistik mjekët këshillojnë që çdo person të jetë i pajisur me një kit emergjence gjatë pushimeve.

    Në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, mjekja alergologe Alkerta Ibranji tha se ky kit është veçanërisht i rëndësishëm për familjet me fëmijë, të cilat janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve në stilin e jetesës dhe të ushqyerit.

    Ibranji shtoi se medikamentet që nuk duhet të mungojnë në pushime janë Utrakorteni dhe paracetamoli.

    “Një kit emergjence duhet ta kenë të gjithë me vete. Dihet se kush është me fëmijë është më i alarmuar, sepse ka ndjeshmërinë e sigurisë së fëmijës. Në kitin e tyre mjekësor patjetër që duhet të ketë një paracetamol në formë shurupi.

    Patjetër, trisolët, zëvendësuesit e kripërave, në rast të ndryshimit të të ushqyerit. Me patjetër duhet të jetë një loperamid, që ndihmon në frenimin e diarresë. Kur flasim për pushime, kjo do të thotë ndryshim stili të ushqyerit. Të paktën 70% e turistëve janë të përgatitur për këtë pjesë. Diçka tjetër që duhet të kenë me patjetër në çantën e medikamenteve është një Ultracorten, që është një antialergjik”, tha Alkerta Ibranji, mjeke alergologe.