Mbrëmjen e djeshme çifti shumë i dashur për publikun dhe shumë i komentuar në media, Elita dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë.
Moderatorja bukuroshe solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosën emrin e veçantë Zëri.
Emrin e zbuloi vetë Elita me postimin e saj në Instagram ku tregonte edhe portretin ëngjëllor të vogëlushit.
Mirëpo përpos urimeve të shumta për ardhjen në jetë të Zërit, ka pasur edhe shumë komente që kritikonin Elitën dhe Gjikon për këtë emër.
“Shum i bukur djali po të isha si ju ket emer se veja gjynaf djali kur te shkoje ne shkolle do i vije turp nga emri”, shkruan një fanse.
“Kurre nuk eshte vone me ja ndryshu”, shkruan një tjetër.