Skip to content

‘Do denoncoj’/ Laert Vasili: Jam ndjerë i përdhosur & i përbaltur. Është prishur imazhi im

    Pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, aktori i njohur Laert Vasili, një nga finalistët e këtij sezoni, ka reaguar fort përmes një deklarate të ndjerë dhe të drejtpërdrejtë. Vasili shpreh zhgënjimin dhe tronditjen që ka përjetuar gjatë eksperiencës së tij në formatin televiziv, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një nga përjetimet më të vështira të jetës së tij.

     “Jam ndjerë i përdhosur dhe i përbaltur…Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale,” – u shpreh aktori, duke shtuar se kjo çështje do të trajtohet nga përfaqësuesit e tij ligjorë.

    Ai theksoi se përveç ofendimeve personale, ajo që e ka tronditur më shumë ka qenë dëmtimi i imazhit të tij profesional, të ndërtuar me vite punë në skenë dhe ekran:

    “Është prishur imazhi im, sidomos ai i profesionit.”

    I pyetur për rikthimin në një format të ngjashëm në të ardhmen, Vasili u shpreh prerazi:

    “Nuk do ta ribëja kurrë këtë eksperiencë”