Djegie dhe kruajtje në zonën intime, kjo është zgjidhja natyrale për të gjitha femrat

1387
0

Një pjesë e madhe e femrave vuajnë nga një ndjesi djegieje, aromë e keqe dhe kruarje në zonën intime të trupit, si dhe me ndryshim ngjyre të sekrecioneve vaginale. Ky është një problem gjerësisht i përhapur gjatë fazës riprodhuese, ndonëse konstatohet edhe gjatë menopauzës, për shkak të prodhimit të ulët të estrogjeneve.

Ndonëse zakonisht nuk shkakton komplikime të rënda, është e rëndësishme që të gjendet një trajtim për rregullimin e pehashit vaginal, në mënyrë që të parandalohen infeksione të tjera. Një zgjidhje praktike është nëpërmjet hudhrës, e cila ka veti të shumta antibiotike, antiinflamatore dhe antimykotike.

Aplikimi i jashtëm i këtij lëngu rregullon aktivitetin e baktereve në florën vaginale dhe krijon një barrierë mbrojtëse, kundër mikroorganizmave patogjene.

Gjithë çfarë ju duhet janë tre thelpinj hudhër dhe rreth gjysmë kilogrami ujë, shkruan noa.al.

Shtypini hudhrat dhe më pas hidhini në një tenxhere me ujë të nxehtë. Lërini në atë gjendje për 15 minuta dhe më pas filtrojeni lëngun.

Me lëngun e përftuar shpëlani zonën e jashtme të vaginës. Përsëriteni një veprim të tillë dy herë në ditë për një javë me radhë dhe rezultati do të jetë i menjëhershëm. /a.y/noa.al