Sipërmarrësi Elon Musk pretendon se vajza e tij transgjinore u “vra” nga virusi i mendjes “woke” pasi u mashtrua për të pranuar procedurat për afirmimin e gjinisë së fëmijës.
Në një intervistë me psikologun dhe komentatorin konservator Dr. Jordan Peterson , pronari i X-it e quajti operacionin e ndryshimit të gjinisë “gjymtim dhe sterilizim rë fëmijëve”. Musk foli për fëmijën e tij 20-vjeçar Vivian Jenna Wilson, për të cilin tha se iu nënshtrua procedurave gjatë pandemisë.
“Unë në thelb u mashtrova për të nënshkruar dokumente për një nga djemtë e mi më të mëdhenj. Kjo ndodhi përpara se të kuptoja se çfarë po ndodhte, dhe ne kishim COVID, kështu që kishte shumë konfuzion dhe më thanë fëmija mund të bënte vetëvrasje”, u shpreh miliarderi.
Themeluesi i SpaceX pretendon se një proces i tillë u bëhet fëmijëve “të cilët janë të vegjël” dhe tha se kushdo që promovon praktikën duhet të shkojë në burg.
“Unë u mashtrova për ta bërë këtë. Unë e humba djalin tim, në thelb. Dhe u zotova të shkatërroj virusin ‘woke’ pas kësaj, jemi duke bërë përparim”, tha Musk.
Vivian Musk doli si transgjinor në qershor 2022. Në të njëjtën kohë, 18-vjeçari i atëhershëm paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin nga Xavier në Vivian.
Woke është një fjalë e zhargonit politik që rrjedh nga anglishtja popullore afrikano-amerikane që do të thotë vigjilencë ndaj paragjykimeve dhe diskriminimit racor.