“Djali punonte emigrant në Greqi, gruaja i prishte lekët me dashnorin!”

1312
0

Një përballje e fortë është duke ndodhur në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku djali ka sjellë prindërit duke i kërkuar që të mos e pengojnë të ribashkohet me bashkëshorten që janë divorcuar.

Por, prindërit e Ademit nga Kavaja këmbëngulin se ajo e ka tradhtuar djalin e tyre duke i treguar atij edhe telefonata, mesazhe dhe fotografi me të dashurin e ri.

Madje, vjehrra i kishte instaluar nuses një program të posaçëm që i dëgjonte telefonatat e nuses.

“Nëna ime i kishte instaluar nuses një program që i regjistronte telefonatat dhe pasi i mora celularin në dorë dëgjova telefonatat e saja me një person tjetër. Zbulova atë që nuk duhej të zbuloja”, tha Ademi.

“Pash edhe foto të saja me atë djalin tjetër”.

“Unë për të lehtësuar gjithçka shkova për pushime një javë në Sarandë për të qetësuar gjërat. Ndejtëm bashkë me vajzën atje dhe u kënaqëm”

“Ai djali që ajo ishte lidhur ishte nga një familje e mirë, por nuk donte që të lidhej me Besjanën”.

“Ti punoje në Greqi dhe ia sillje lekët asaj, kurse ajo të tradhtoi dhe i harxhonte me të tjerë. Ne jemi njerëz me fytyrë, nuk mund të pranojmë që ajo të bredhë burrë më burrë dhe të kthehet tek djali ynë sërish”, tha babai i Ademit në transmetim live.