8.5 C
Tirana

Djali me sindromën Down, kujdeset për vëllezërit e tij me aftësi të kufizuara

Date:

Share:

Ai mund të jetë ende duke mësuar gjuhën angleze, por kur vjen puna tek ndihmesa që i duhet prindërve në shtëpi, nuk përton dhe është gjithmonë pranë tyre.

Simon Klark, ishte 4 vjeç kur u adoptua nga Bullgaria nga një familje në SHBA me tre fëmijë me aftësi të kufizuara.

Prindërit e tij birësues, Jeremy dhe Nicole, thonë se ai është tashmë një pjesë e paçmuar e familjes, duke i ndihmuar për t’u kujdesur për nevojat e tyre në shtëpinë në Salt Lake City, Utah.

Simon ushqen dhe vesh vëllezërit e tij Alex, 6 vjeç, i cili gjithashtu ka sindromën Down, Jon dhe David, 5 dhe 6 vjeç, të cilët të dy kanë paralizë cerebrale.

Klark gjithashtu ndihmon prindërit e tij të pastrojnë enët dhe i ngre dy vëllezërit e tij me paralizë cerebrale nga shtrati. Edhe pse Simon ndihmon me punët e shtëpisë, prindërit, thonë se ai shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke luajtur me vëllezërit e tij në dhomën e ndenjes dhe kopsht. Jeremy, është një mësues i edukimit fizik me përvojë në trajnimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Ai gëzohet shumë gjatë kohës që kalon kohën me vëllezërit e tij dhe kujdeset gjatë gjithë kohës. Që kur Simon na është bashkuar, ditët janë bërë më të gjata, ato fillojnë pak më herët dhe përfundojnë pak më vonë dhe ka më shumë kohë për të qenë një prind i mirë”, tha Jeremy.

Sipas Jeremy, megjithëse Simon ende nuk e njeh gjuhën angleze, ai merret vesh me fëmijët dhe mund të thotë mami dhe babi.

Çifti vendosi në fillim të martesës së tyre ta shtonin familjen e tyre duke adoptuar, ndonëse birësimi i katër fëmijëve me nevoja të veçanta nuk është detyrë e lehtë, është shprehur Jeremy.

Nicole, e cila kishte qenë një infermiere për 10 vjet, e la punën dhe kujdeset për fëmijët me orar të plotë./tvklan.al

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.