“Djali im ka nevojë për çakmak dhe shishe benzine” Shqiptarja i jep fund jetës në Itali! Fjalët e fundit..

1163
0

Një 54-vjeçare shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj. Mediat italiane raportojnë se gruaja, me një kthjelltësi të ftohtë, bëri gjestin tragjik duke vendosur t’i jepte fund jetës së saj. Ajo shkoi në pikën e karburantit në via Fondo Ausa dhe sipas disa dëshmitarëve ajo kërkoi një çakmak dhe shishe bosh.

“Djali im ka nevojë për to, sepse mbeti në këmbë me motoçikletën e tij,” tha ajo, më pas e mbushi shishen me benzinë ​​dhe u largua, duke vendosur t’i japë fund jetës.

Alarmi është ngritur nga një person i cili nga pika e karburantit ka vënë re tymin duke vendosur kështu të lajmërojë Policinë.

Pranë trupit u gjet një çantë me të gjitha sendet personale që kanë bërë që policia të identifikohet shqiptarja e cila punonte në San Marino.