«Djali im 7-vjeçar nuk e do më jetën, ju lutem mjaft u tallët me të», mesazhi i babait që përloti të gjithë prindërit

648
0

Për 7-vjeçarin Jackson Bezzant, është bërë e zakonshme të hajë mëngjesin i vetëm, ndërkohë që oborri i prapmë i shkollës gumëzhin nga zërat e fëmijëve. Është një djalë i shkathët dhe gazmor, i pëlqen peshkimi dhe lojërat në natyrë, por nuk mund t’i ndajë pasionet e tij me askënd. Për të gjithë bashkëmoshatarët e tij, Jackson është përbindëshi që duhet t’i qëndrojnë sa më larg. Bullistat e shkollës e fyejnë, e rrahin, madje një ditë ishin përjekur ta bënin të pinte urinën e tij. Nëse nuk do të kishin ndërhyrë menjëherë mësuesit, edhe kjo gjë mund të kishte ndodhur. Faji i tij i vetëm quhet sindroma e Treacher Collins, një çrregullim gjenetik që karakterizohet nga deformime kraniofaciale.

jackfish

I lodhur nga kjo situatë, thashethemet dhe fyerjet në emër të vogëlushit  të tij, babai i Jackson, Dan Bezzant  vendosi se ishte koha për të mbajtur një qëndrim dhe për të përhapur një mesazh.

” Është vetëm shtatë vjeç dhe ka filluar që tani të flasë për vetëvrasjen. Më thotë vazhdimisht se ndihet vetëm dhe se shokët e shoqet e klasës, por edhe fëmijët në rrugicën ku banojmë, e trajtojnë keq. I gjuajnë me gurë dhe e shtyjnë përdhe, duke e quajtur ‘’përbindësh’’ dhe ‘’djall’’. Të dashur prindër, fikni telefonat dhe uluni përballë fëmijëve tuaj. Flisni me ta duke i parë drejt në sy, shpjegojuni se bota është e bukur sepse është ndryshe, se njerëzit nuk janë njësoj. Një shok i tyre mund të ketë lëkurën të bardhë, ndërsa një tjetër të verdhë, sytë më të mëdhenj, apo hundën e shtypur. Flituni fëmijëve tuaj për dhembshurinë dhe dashurinë për tjetrin. Ju lutem, edukojini pasi vetëm në këtë mënyrë djali im do të gjejë paqe. Ai vuan nga sindroma e Treacher Collins. Ka bërë një ndërhyrje të vështirë kur ishte vetëm 4 vjeç dhe duhet të bëjë akoma në të ardhmen. Ju lutem shpërndajeni këtë mesazh. Kjo nuk duhet të ndodhë asnjëherë dhe askujt”, -përfundon ai. Postimi i Dan u përhap shumë shpejt dhe familja mori mbështetje nga mijëra njerëz. Të shumë ishin fëmijët që donin të njihnin Jackson-in dhe u bënë miq me të.BURIMI ”POUR FEMME”/living/

download