Djali i propozon për martesë, familjarët e vajzës duan të hyjnë ne skene, nderhyn Policia, cfare ndodhi mbremjen e djeshme

1290
0

Të dashurosh do të thotë të krijosh një lidhje të fortë ndjenjash dhe besimi. Por jo çdo histori dashurie gjithmonë ka një fund të lumtur.

E tillë ishte dhe historia e Stiljanos që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Stiljano në studion e emisionit rrëfeu historinë e ndaluar të dashurisë midis tij dhe Ersoneldës, vajza e cila i kishte rrëmbyer zemrën djalit nga Vlora. Historia e dashurisë midis Stiljanos dhe Ersoneldës kishte nisur disa vite më parë. Ata ishin njohur me njëri- tjetrin që në fëmijëri, pasi familjet e tyre jetojnë në të njëjtin fshat të Vlorës. Me kalimin e viteve Stiljano dhe Ersonelda ishin njohur më shumë dhe kishin nisur pëlqimet midis tyre. Ata pas 1 viti lidhjeje kishin vendosur që të fejoheshin dhe u kishin treguar familjarëve të tyre.

Fatkeqësisht Ersonelda disa vite më parë kishte humbur prindërit për shkak të një aksidenti dhe për të, motrën, vëllain e saj ishin kujdesur gjyshërit. Pikërisht ishin po gjyshërit e Ersoneldës të cilët e kishin ndaluar atë që të vazhdonte lidhjen me Stiljanon duke i ndarë ata përfundimisht. Arsyeja që gjyshërit jepnin ishte se Stiljano dhe Ersonelda ishin kushërinj dhe prandaj nuk mund të kishte kurrë diçka midis tyre.

Nga ana tjetër, Stiljano e hodhi poshtë këtë argument duke thënë: Unë dhe Ersonelda nuk jemi kushërinj të afërt. Jemi kushërinj shumë të largët. Madje familja ime më ka thënë që mund të jemi kushërinj, por shumë po shumë të largët. Nëse do ishim të afërt atëherë dhe prindërit e mi nuk do më lejonin që të vazhdoja këtë histori dashurie.

Stiljano kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një urë komunikimi me Ersoneldën, por dhe gjithashtu për të vendosur përfundimisht se çfarë do të ndodhë me historinë e tyre të dashurisë. “Ersonelda të kam sjellë këtu për të të thënë që nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët, unë të dua ty. Prandaj dua që dhe ti të vendosësh se çfarë do bëjmë!”,- ishte mesazhi i Stiljanos për Ersoneldën.

Ersonelda nga ana tjetër e ekranit rrëfeu se ishte tepër e pavendosur dhe se ishte nën një presion tepër të madh, si nga familja e saj si dhe nga dashuria që ndjente për Stiljanon. Pikërisht në këto momente, kur Ersonelda po tregonte historinë, Stiljano e ndërpreu dhe i propozoi për martesë, por në prapaskenë ndodheshin familjarët e saj, të cilët u acaruan dhe tentuan të hynin me dhunë në skenë…

Ata po e ndiqnin të gjithë historinë nga prapaskena dhe në momentin kur zbuluan se kush e kishte ftuar Ersoneldën filluan të agravoheshin dhe të kërkonin disa herë që transmetimi të ndërprehet.

Nga ana tjetër Ersonelda vazhdoi të rrëfente historinë e dashurisë me Stiljanon, se si ishin njohur me njëri- tjetrin. Ajo tregoi se kjo lidhje ishte ndaluar nga të gjithë familjarët e saj me argumentin se e kishte kushëri Stiljanon. Por e vërteta sipas Ersoneldës ishte shumë ndryshe nga çfarë familjarët e saj pretendonin duke thënë: Ata dëshirojnë që unë të martohem me dikë tjetër, që ka para. Dikë nga jashtë Shqipëria ose në kryeqytet. Ata thonë që po u martova me Stiljanon do rri në të njëjtin vend, por unë e dua Stiljanon.

Në këto momente kur Ersonelda po tregonte këtë variant të historisë, familjarët e saj u agravuan tepër dhe tentuan me dhunë që të hyjnë në studion e programit për ta ndaluar të gjithë transmetimin.

Pikërisht kur situtata në prapaskenë po tensionohej, Stiljano nxorri nga xhepi i tij një unazë dhe u ul në gjunj duke i propozuar për martesë Ersoneldës dhe tha: Ersonelda unë të premtoj se çdo gjë do ta kalojmë bashkë. Nuk ke arsye pse të kesh frikë nga askush, unë dhe ti do të jemi bashkë, nuk do të të lë kurrë vetëm!

Ersonelda rrëfeu se ishte tepër e frikësuar dhe se presioni psikologjik në të cilin po ndodhej ishte tepër i madh. Familjarët e saj vazhdonin të tentonin që të hynin në studio, duke ulëritur dhe duke kërcënuar Stiljanon dhe Ersoneldën.

E vendosur përballë një presioni kaq të madh, Ersonelda e frikësuar kërkoi që të thirreshin oficerët e policisë, pasi sipas saj situata po bëhej tepër e rrezikshme për të dhe Stiljanon.

Efektivët e policisë menjëherë pas denoncimit të bërë nga gazetarët e programit “Dua të të bëj të lumtur” erdhën në studiot e “Top Channel” duke shoqëruar në komisariat familjarët e Ersoneldës. Menjëherë pasi ata u shoqëruan nga efektivët, Ersonelda pranoi propozimin për martesë të Stiljanos duke vendosur që të jetojë dashurinë e ndaluar për gjithë këtë kohë.