2.5 C
Tirana

Djali i kërkon leje prindërve që të rikthehet me ish-bashkëshorten: I kam bërë një premtim..

Date:

Share:

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli këtë javë në ekranet tona një problem tjetër të shoqërisë shqiptare, divorcin. Ademi rrëfeu historinë e tij të dashurisë me Besjanën si dhe problemet që kishin sjellë ndarjen e tyre.

Dashuria midis çiftit kishte lindur në vendin e punës. Sipas Ademit, që në fillim familja e tij e kishte kundërshtuar këtë lidhje pasi ata kishin frikë se mos sëmundjen e nënës së Besjanës do ta trashëgonin nipërit. Pavarësisht kundërshtimeve të familjes, të rinjtë ishin martuar dhe në jetë kishin ardhur dy binjake.

Ademi në studio rrëfeu se kur ai emigronte për në Greqi, prindërit e tij e trajtonin keq Besjanën. Zënkat dhe problemet në çift kishin filluar të bëheshin më të shpeshta dhe në fund ata kishin vendosur që të divorcoheshin.

Ademi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar prindërve mbështetjen e tyre që ai të bashkohej përsëri me Besjanën. “Kohët e fundit ju nuk keni kuptuar anën time shpirtërorë dhe ato që kam kaluar pas ndarjes me Besjanën. Unë vazhoj të ndjej për të, prandaj mos u ndikoni nga të fjalët e të tjerëve. I kam bërë një premtim asaj dhe dua ta mbaj”, u shpreh Ademi.

Prindërit rrëfyen se Besjana e kishte tradhëtuar Ademin gjatë kohës që ata kishin qenë të martuar. Nëna dhe babai i kishin instaluar një program përgjimi në telefonin e nuses dhe sipas tyre ata kishin fakte që vërtetonin tradhëtinë bashkëshortore.

Gjatë bisedës që zhvilluan në studio dhe pas ndërhyrjeve të moderatores, Arbana Osmani, prindërit e Ademit nuk pranuan që ai të kthehej përsëri me Besjanën, pasi veprimi që ajo kishte bërë ishte i pafalshëm. “Nëse do të krijosh në familje të re do të të mbështesim me çfarë të kemi, por nëse kthehesh përsëri me të me ne nuk do të keni më punë. Ne të mbështesim për çdo gjë, por që të kthehesh me Besjanën jo, atëherë për ne do të jesh i vdekur”, thanë prindërit.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ka alarmuar OBSH-në, mjeku i njohur flet për sëmundjen misterioze: Shenjat e sëmundjes janë..

Lija e majmunit kohët e fundit ka ngjallur jo pak shqetësime për popullatën në mbarë botën, por dhe është vendosur në fokus të OBSH-së....

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.