Djali i Jozefina Topallit konfirmon lidhjen e me ish-Missin shqiptar

278
0

Genar Topalli, djali i ish-kryetares së Kuvendit Jozafina Topalli, zyrtarizon lidhjen me ish-Missi-n shqiptar, Cindy Marina.

Dyshja nuk e kishin pranuar asnjëherë publikisht lidhjen.

E ftuar disa muaj më parë në një emision, ish-Missi nuk ka zgjedhur as ta mohojë dhe as ta pohojë këtë lajm, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka nisur diçka.

“Unë vetë kurrë nuk kam fol për jetën time personale dhe as në Instagram nuk kam postuar asgjë. Kam vendosur për të mos folur derisa të marr një vendim”, u shpreh në atë kohë bukuroshja.

Ndërkohë, sot në ditën e djeshme, ka qenë vetë Cindy që ka postuar një foto, ku çifti shfaqen së bashku. Ata janë shumë të qeshur dhe krah njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu dashurinë mes tyre.

Kujtojmë se Cindy Marina tashmë e shohim edhe si gazetare sportive pranë Oversport, për ndeshjet e kampionatit italian.