Skip to content

Djali i ish-Presidentit Nishani, heq dorë nga shtetësia shqiptare

    Ersilio Nishani, djali i ish-Presidentit Bujar Nishani, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

    Këtë gjë mund ta shihni në dokumentin që shoqëron shkrimin, i cili mban firmën e Presidentit Ilir Meta.

    Në dekretin e datës 18 mars, shihet se Ersilio Bujar Nishani ka lënë shtetësinë.

    Teksa i riu ndjek studimet në Austri, nuk dihen arsyet e një veprimi të tillë.

    Ai renditet mes disa personave, të cilët kanë vendosur që të heqin dorë nga mbajtja e pasaportës shqiptare.