Djali godet me grusht nënën e tij, humb jetën 75 vjeçarja në Itali

261
0

Një 44 vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ka akuzuar se ka vrarë nënën e tij.

Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Torino, ku një 44 vjeçar akuzohet se i ka rënë me grusht dhe ka vrarë nënën e tij 75 vjeç.

Në fillim u dyshua se vdekja ishte aksidentale, por që në të vërtetë pas deklaratës së babait të 44 vjeçarit ndryshoi dinamika e ngjarjes.

Ai e ka denoncuar djalin e tij për dhunë në familje.

Ndërkaq pas arrestimit ai ka deklaruar para autoriteteve se kishte goditur me grusht në fytyrë nënën e tij, e cila kishte rënë e pajetë në tokë.