Dj i njohur në Bllok merret nga policia (VIDEO)

599
0

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë tek lokali ‘De Charme’ në Bllok.

Ne video shihet momenti kur forcat speciale dhe ‘Shqiponjat’ marrin Vin Velin nga club-i në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet dhe e fusin në makinë duke e dërguar në komisariat, ndërsa ende nuk dihen arsyet.

Ndërkohë që së bashku me Velin janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Club-i në fjalë është problematik, pasi shpesh herë kanë ndodhur probleme

Vin Veli është një personazh i njohur, pasi ka qenë i martuar me moderatoren Bora Zemani, me të cilën ka dhe një djalë por që janë ndarë pak kohë më parë.