Skip to content

Ditët e para si gjyshe të Jozefina Topallit. Fotot dhe emri i nipit të saj!

    Vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli është bërë nënë për herë të parë.

    Megi Topalli ka publikuar një foto duke bërë xhiro nga liqeni i Tiranës me karrocën e bebit.

    Ajo nuk ka preferuar të tregojë gjininë apo emrin e bebit.

    Të afërmit kanë zbuluar me komentet e tyre në Instagram se foshnja është djalë dhe çifti ka vendosur ta quajë Nikola.

    Në foton e publikuar nga ana e saj,  Megi është e shoqëruar edhe nga qenushi i familjes Topalli.

    Gjithashtu gjatë xhiros, në foto me qenushin dhe karrocën e bebit është edhe Genari, djali i ish-kryetares së Kuvendit.

    Pas ndarjes me këngëtarin e njohur Luiz Ejlli, Megi Topalli është lidhur me një djalë tjetër, emri i të cilit nuk është bërë publik, me të cilin ajo ka edhe një djalë.

    Pra, Jozefina Topalli, pas largimit nga politika, po shijon ditët e parë si gjyshe.