Disa qytetarë po shtrojnë dyshekët në rrugë

611
0

Tërmeti i sotëm ka bërë që disa qytetarë sonte të qëndrojnë në qiell të hapur.

Në periferi të Tiranës, në Ndroq. disa qytetarë shikohet që kanë nxjerrë dyshekët për të fjetur jashtë sonte.

Edhe Emergjencat Civile kanë bërë thirrje që të mos qëndrojnë në banesa sonte.

Sonte do të ngrihen 6 kampe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Nga ana tjetër kujdes duhet bërë dhe nga keqbërës që mund të përfitojnë nga situata e pazakontë.