Gjendja e autostradës Tiranë-Durrës është përkeqësuar në nivele alarmante, me dëmtime të rënda në asfalt dhe gropa të mëdha që e bëjnë thuajse të pakalueshme.
Kjo situatë po sjell pasoja të rënda për automjetet që qarkullojnë çdo ditë në këtë aks që është kyç kombëtar.
Vetëm këtë të shtunë, brenda pak minutash, tre automjete kanë pësuar dëme serioze, çarje gomash për shkak të kushteve skandaloze të rrugës.
Shoferët raportojnë se gropat janë të mëdha, asfalti është inekzistent në disa segmente, dhe mungesa e sinjalistikës e përkeqëson më tej rrezikun.
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse, duke theksuar se dëmet ekonomike janë të konsiderueshme dhe siguria rrugore është në rrezik të vazhdueshëm.